Kryerjen e kontrollimit teknik të automjeteve në Kosovë e bëjnë Qendrat e Kontrollimit Teknik të Automjeteve, të cilat janë të licencuara nga Ministria e Infrastrukturës.

  1. Kontrollimi teknik i automjeteve mund të jetë: kontrollimi teknik i rregullt, periodik dhe i jashtëzakonshëm. Kontrollimi teknik i rregullt bëhet pas kalimit të afatit të regjistrimit të automjetit dhe kryhet një herë në vit. Kontrollimi teknik periodik bëhet në afate të caktuara periodike çdo gjashtë (6) muaj për këto kategori:

– automjetet e transportit publik,

– automjetet e transportit për mallra me masë mbi 7.5 t,

– automjetet e transportit të mallrave të rrezikshme,

– automjetet e zjarrfikësve,

– automjetet e policisë,

– automjetet e ambulancës,

– automjetet për aftësimin e kandidatëve për shofer (auto shkollat),

– auto-taksitë dhe

– auto-rent-a-car.

Kontrollimi teknik i jashtëzakonshëm ka për qëllim verifikimin e gjendjes se rregullsisë teknike të automjetit sipas urdhëresës të personit zyrtar të autorizuar nga policia.

ORARI I PUNËS

Qendrat e Kontrollimit teknik punojnë pesë ditë në javë (e hënë – e premte). Vikendet (dita e shtunë-diel) dhe festat shtetërore nuk janë ditë pune. Orari i punës është prej ora 8:00 deri në ora 17:00.

INSPEKTUESIT

Programi për inspektues  të qendrave  të kontrollimit teknik

Ky program zhvillohet duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 2005/10

QËLLIMI I TRAJNIMIT

Trajnimi ka për qëllim që kandidatëve t`ju ofrojë njohuri të mjaftueshme në mësimin teorik dhe punën praktike, për të qenë profesionalisht të përgatitur për punë si inspektues të licencuar në këto qendra.

KUSHTET PËR KONKURIM

Personeli (Inspektuesi) i kontrollimit teknik të automjeteve duhet që sipas kushteve të parapara me ligj dhe Udhëzimit Administrativ nr. 2006/10 të MTPT-së (tash MI-së), të ketë të kryer shkollën e mesme teknike të këtyre drejtimeve:

– Makinerisë,

– Automekanikë,

– Autoelektricistë,

– Komunikacionit.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR TRAJNIM

– Diploma e shkollës së mesme (origjinale ose e vërtetuar në komunë),

– Patentë shoferi (fotokopje),

– Fletëparaqitja,

– Pagesa e trajnimit.

ÇKA NËNKUPTON KY TRAJNIM

Në vendin tonë ka dhjetëra qendra të licencuara për kontrollimin teknik të automjeteve. Përveç kushteve fizike dhe pajisjeve teknike, këtyre qendrave në vazhdimësi ju nevojiten punëtorë (inspektues) të kualifikuar për të punuar në inspektimin e mjeteve motorike.

ÇKA PAS PËRFUNDIMIT TË TRAJNIMIT

Pas përfundimit të trajnimit nga pjesa teorike dhe puna praktike në QKTA, kandidatët të cilët me sukses e kalojnë provimin përfundimtar do të marrin certifikatat përkatëse dhe në bazë të këtyre certifikatave, MTPT-ja (tani Ministria e Infrastrukturës) lëshon licencat për inspektues. Trajnimi organizohet për të gjitha vijat e kontrollimit teknik.

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!