Çdo ditë më shumë se 500 fëmijë humbin jetën si pasojë e aksidenteve në trafik dhe mijëra të tjerë lëndohen. Andaj, për të ulur këtë numër të gjithë ne duhet të ofrojmë mbështetjen tonë për kampanjën  #SaveKidsLives, e kjo bëhet  duke nënshkruar Deklaratën e fëmijëve për siguri në rrugë.

#SaveKidsLives është kampanjë ndërkombëtare për Javën e tretë të Kombeve të Bashkuara për sigurinë në rrugë. Kjo kampanjë është thirrje për kujdes ndaj jetës së fëmijëve anë e kënd botës dhe operon duke u bazuar në  parimet e Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011-2020.

Mënyra më e mirë për mbështetje të saj është:

  1. Shkarko këtë tabelë

    – Signboard I signed up to savekidslives –

  2. Shkruaj një mesazh për siguri në rrugë
  3. Realizo një foto
  4. Posto foton në Facebook me mbishkrimin  #Safie ose#SaveKidsLives në këtë adresë:
    https://www.facebook.com/pages/AMRKS/394168837354328?ref=hl
    Duke nënshkruar këtë Deklaratë ne ndihmojmë në:
    – Në uljen e numrit të vdekjeve si pasojë e aksidenteve në trafik,
    – Të bëhet thirrje për udhëheqësit tanë që sigurinë në rrugë ta vendosin si çështje prioritare
    – Të përkrahim thirrjen e fëmijëve, e cila është e thjeshtë SIGURI NË RRUGË.

Abonohu për më të rejat nga ne!
-
Subscribe for our latest news!